Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar takime me biznesin e vogël në njësinë 10 në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se në këto takime ka diskutuar në lidhje me programin e Partisë Demokratike, mes të cilave edhe taksimin 0 për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
“Takim me biznesin e vogël në Njësinë 10 ku diskutuam disa nga pikat e programit tonë.
Në garantojmë ZERO taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Tavani vjetor për tatim fitimin, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë.
Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 milionë lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë.
Ne vijmë me program, Rama me tallava.
Bashkë në 11 Maj për Shqipërinë Madhështore!”, shkruan ai.