Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ironizuar zv/kryeministren dhe ministren e Energjetikës, Belinda Balluku sa i takon çmimit të karburantit në Shqipëri.
Në postimin e tij, Bardhi bashkëngjit një video ku ministrja Balluku pak kohë më parë është shprehur se zgjidhja për çmimin e lartë të naftës është të mos përdoret makina.
Nga ana tjetër, ai thekson se PD parashikon në programin e saj heqjen e taksave të panevojshme nga çmimi i karburantit.
Sipas tij, nafta në Shqipëri do të kushtojë po aq sa në Kosovë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut.
“Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve”, thekson Bardhi.
Reagimi i Bardhit
ZOTIMI YNË: ULJA E ÇMIMIT TË KARBURANTIT!
Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.
Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.
Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve.
Në 11 Maj, VOTO nr. 1 – “Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
️