Berisha merr ftesë zyrtare për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) 2025, që do të mbahet më 29-30 Prill në Valencia, Spanjë.

“Është kënaqësi të madhe që ju ftojmë t’i drejtoheni personalisht Kongresit të PPE 2025, qe do të zhvillohet martën, 29 prill (14:30-20:00) dhe të mërkurën, 30 prill (10:00-14:30), në qytetin e  Valencias”, thuhet në ftesën drejtuar Berishës.

Ftesa mban nënshkrimin e presidentit të PPE, Manfred Weber si edhe firmën e Alberto Nunez Feijoo, president i Partisë Popullore në Spanjë.

Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane do të diskutohet për drejtimin e ardhshëm të PPE-së dhe të Bashkimit Evropian.

Screenshot_6