Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidate për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me qytetarët dhe tregtarët pranë Shkollës së Baletit në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi krizën e thellë ekonomike që po përjetojnë shqiptarët. Sipas Tabakut, tregtarët ankohen për mungesën e xhiros dhe qytetarët për çmimet e papërballueshme.
Postimi:
“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë!
“Nuk ka xhiro, nuk ka lekë!” – thonë tregtarët.
“Çmimet janë të papërballueshme!” – ankohen qytetarët.
Një vend ku askush s’e përballon dot jetesën.
Më pak ushqim për ju.
Më shumë taksa për qytetarët.
Më shumë korrupsion për qeverinë.
voto PD!
Voto Jorida Tabaku”