Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i përgjigjet raportit të Atlantikut: “Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës”
Sekretari ameriakn i Mbrojtjes Pete Hegseth iu përgjigj një raporti nga media The Atlantic që pretendonte se ai kishte ndarë hollësi të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake amerikane ndaj rebelëve Houthi në Jemen në një bisedë në grup në aplikacionin Signal. Sipas medias biseda u zhvillua mes anëtarëve të grupit ku aksidentalisht ishte shtuar edhe një gazetar, shkruan Breitbart.
“Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë,” i tha Hegseth një gazetari pasi avioni i tij u ul në Haëaii në një udhëtim zyrtar.
Kryeredaktori i Atlantic Jeffrey Goldberg raportoi të hënën se ai ishte shtuar në bisedën në grup më 13 mars, dy ditë pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Ëaltz kërkoi ta shtonte atë si kontakt në aplikacionin Signal.
Biseda në grup kishte qëllim bashkërendimin mes krerëve të agjencive të ndryshme qeveritare në lidhje me vendimin e Presidentit Donald Trump për të goditur rebelët Houthi në Jemen, të cilët kishin shënjestruar anijet amerikane në Detin e Kuq që nga 7 tetori 2023.
Goldberg pohoi se mëngjesin e sulmeve, më 15 mars, Hegseth “kishte dërguar mesazh mbi planin e luftës në orën 11:44 të mëngjesit. Plani përfshinte informacione të sakta rreth grupit të armëve që do përdoreshin, objektivave dhe kohës”.
Goldberg shkroi se Hegseth kishte postuar në bisedën në grup “hollësitë operacionale të sulmeve të ardhshme në Jemen, duke përfshirë informacione rreth objektivave, armëve që SHBA do përdorte dhe radhën e sulmeve”.
Ai nuk citoi Hegseth, por pretendoi se nëse informacioni i ndarë i Hegseth “do ishte lexuar nga një kundërshtar i Shteteve të Bashkuara, mund të ishte përdorur për të dëmtuar personelin ushtarak dhe të inteligjencës amerikane, veçanërisht në Lindjen e Mesme më të gjerë, në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore”.
Hegseth tha gjithashtu në lidhje me Goldberg: “Ju jeni duke folur për një gazetar mashtrues dhe shumë të diskredituar, të ashtuquajturin gazetar, i cili e ka bërë profesion tregtimin e mashtrimeve herë pas here.”