Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, detyroi dy shoqet e saj të konsumonin drogë, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka ndaluar shtetasin R. R., 40 vjeç, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare dhe për nxitje të saj dhe dy shoqeve të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për përdorim droge.

Dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi F. Q., 33 vjeç, për të cilin ka nisur procedimi penal për “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.