Rama për Primaret në PD: Proces hipokrit


Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike gjatë një takimi online në Facebook.

Ai e cilësoi këtë proces si një proces hipokrit, duke theksuar se fituesit e Primareve u lanë jashtë listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD. 

“Primaret ishin proces hipokrit, fituesit u lanë jashtë listës. Fituesi i Primareve të qarkut të Tiranës, që as e njoh dhe besoj se është kundër PS, fitoi dhe e hodhën jashtë, e nuk gjeti vend në listë.

Ka plot e plot si ai. Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne. Ata nuk janë socialistë e ndoshta nuk bëhen kurrë socialistë. Kjo, sepse Shqipëria në BE është përtej ndasisë. Unnikatilin nuk e kisha dëgjuar, por që kur ma prezantoi Luli, ishte super talent.”