Mbi 150 sipërmarrës shqiptarë po prezantojnë sot bizneset e tyre.
Në aktivitet mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi hapjen e një super shkollë për teknologjinë tek Piramida dhe zhvillimin e Durana Tech Park. Ai gjithashtu paralajmëroi ndërtimin e një parku teknologjik në Vlorë për të mbështetur zhvillimin e produkteve hi-tech.
“Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria.
Është bërë një punë shumë e dobishme dhe uroj që ta zgjerojmë edhe më shumë. Në Shqipëri kemi aktiv parkun teknologjik Durana Tech Park, për produkte të teknologjisë dhe që ka një sistem të favorshëm.
Shumë shpejt , besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi godinën në Vlorë, për haitek, që do të funksionojë si park. Kushdo ketë hapësirë apo zhvillojë produkte teknologjikë do të ketë një sistem komplet ndryshe.
Uroj që deri atëherë të kemi bërë zhvillime të reja. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama.