Sot 26 vjet nga masakra e Krushës, familjarët ende kërkojnë drejtësi


Sot shënohen 26 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë 243 persona dhe shkatërruan 893 shtëpi, në një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë (1998-1999).

Edhe pas kaq vitesh, drejtësia për këtë krim të rëndë mungon, ndërsa shumë banorë të Krushës së Madhe vijojnë të jenë të zhdukur. Masakra ishte pjesë e aktakuzës ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe zyrtarëve të tjerë serbë, por askush nuk është dënuar për këto krime.

Po ashtu, përkujtohen edhe masakrat në Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Rahovecit, ku në vitin 1999 u vranë dhjetëra civilë. Në Fortesë u vranë 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë 75 martirë.

Familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.