Trump mbron Michael Waltz pasi shtoi sksidentalisht gazetarin në bisedën për sulmet ajrore në Jemen


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në mbrojtje të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, pasi ky i fundit shtoi gabimisht kryeredaktorin e revistës The Atlantic, Jeffrey Goldberg, në një bisedë të brendshme mbi sulmet ajrore amerikane në Jemen.

Në një deklaratë për NBC, Trump tha: “Michael Waltz ka mësuar një mësim, por ai është një njeri i mirë.”, përcjell BBC.

Incidenti ndodhi më herët këtë muaj dhe zbuloi përmbajtjen e një diskutimi mes zyrtarëve të lartë amerikanë.

Në bisedë, nënpresidenti JD Vance shprehet se e urren që SHBA duhet të ndihmojë Evropën përsëri, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i përgjigjet duke thënë: “E ndaj plotësisht neverinë tënde për parazitizmin evropian. Është E PATETIKE.”

Ngjarja ka shkaktuar polemika dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e komunikimeve brenda administratës amerikane.