Albin Kurti merret me seksualitetin e Richard Grenell gjatë telefonatës kurth


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rënë viktimë e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, të cilët e kanë bindur disi Kurtin se ai po fliste me presidentin e Letonisë.

Në videon e dy komedianëve, Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.

Përgjatë bisedës, mes të tjerash kryeministri Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Richard Granell, ku shprehet menjëherë negativisht kundër tij duke thënë se ai ka qënë kundër qeverisë që ai drejton dhe se tani ai është afruar me kahun opozitar.

Por momenti më befasues është se duke folur për pozicionin e ri të Grenell në Instittucionin Kennedy (për të ruajtur vlerat amerikane sipas Trump), Kurti e quan hapur edhe atë vetë Grenellin një homoseksual.

Por biseda sa vjen dhe bëhet dhe më qesharake, pasi presidenti i supozuar letonez përgjigjet aty për ty se edhe ai është homoseksual.

Kurti kur dëgjon këtë zihet menjëherë ngushtë dhe mundohet të dalë nga situata duke e kaluar bisedën sërish për pozicionin e Grenellit duke e konsideruar një goditje për qeverinë e tij.

 

Pjesë nga biseda:

Komediani: Cilat janë mendimet tuaja për zgjedhjet? Kam dëgjuar që ka zhvillime dhe për ambasadorin e posaçëm Grenell. Si e shihni situatën?

Albin Kurti: Ai ka qenë kundër meje gjatë këtyre katër viteve. Ai luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë sime herën e parë. Në vitin 2020, unë isha qeveria e vetme që u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tani ai ka qenë shumë afër opozitës. Ai ka marrë një çmim të madh, të klasës së parë, në Beograd si diplomat. Dhe nuk është në rregull që të marrësh një urdhër të tillë nga një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral.

Tani ka një punë të re. Drejton një Institucion Kennedy në SHBA, ku duhet të merret me vlera amerikane. Presidenti Trump e ka vendor atë kundër kundër LGBTIQ, megjithëse Grenell është edhe vet homoseksual.

Komediani: E dini që edhe unë gjithashtu jam gej? Jam edhe unë gej.

Albin Kurti; Jo nuk e di.

Komediani: Unë jam një homoseksual i hapur, kështu do të thotë që jam kundër tij.

Kurti: Doja të thoja vetëm se  më vjen keq për këtë, por ishte një goditje për të gjithë ne, që ai ka marrë një pozicion të tillë. Por ju e dini kur Donald Trump thotë: “Jam i kënaqur të njoftoj se Rick Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qëndrës Kenedy…”

 

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.

 Videoja e plotë: