Basha: CDU tha se programi i Demokratëve Euroatlantikë është më i miri


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha mbrëmjen e sotme se forca politike që drejton ka programin më të mirë qeverisës sipas CDU-së gjermane.

I ftuar në emisionin “Repolitix” Lulzim Basha tha se programi i partisë përfshin vetingu e politikanëve, heqjen e imunitetit për ta dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura.

“Ne kemi dal të parët me program edhe CDU gjermane ka thënë është programi më i mirë. Programi është shpalosur dhe shpaloset çdo ditë. Unë isha sot në Elbasan dhe atje e shpalosa programi ynë ka vetingun e politikanëve, heqjen e imunitetin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Ne kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, për të mbështetur sipërmarrësit dhe taksat që duhet të paguajë sipërmarrësit, si do të mbështesim rininë shqiptare. Investimi më madhor i parashikuar në programin tonë, nuk është një zhvillim infrastrukturor por ngritja e 4 kampuseve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë Vlorë dhe Shkodër në fushën e teknologjisë së informacionit”, tha ai.