Kryeministri i Kosovë Albin Kurti pohoi se gjatë mandatit të ri të qeverisë do ndajë 1 miliard euro buxhet për forcimin e ushtrisë.
Kreu i Prishtinës zyrtare e bëri premtimin gjatë mbkledhjes së qeverisë, ku parashtroi objektivat për katër vitet e ardhshme, shkruan Telegrafi.
Vetëvendosje fitoi zgjedhjet 9 shkurtit 2025 me rreth 42% të votava por ende nuk ka arritur të zyrtarizojë koalicionin qeverisës.
“Buxheti për ushtri është trefishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar përfshirë dronët Bayraktar dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municionit. Mandatin e ri ushtrisë do t’i ndajmë mbi 1 miliardë euro e do kemi fabrikë të municionit të dronëve ushtarak ‘Made in Kosova’ që do t’i prodhojmë vetë”, tha Kurti.