“Kush shmanget nga rruga, të shkojë ku e ka vendin, mbështesim drejtësinë” – Rama nga Shkodra


Kush shmanget nga rruga e përbashkët për interesa vetjake do përballet me drejtësinë, tha sot kryeministri Rama gjatë një takimi me kandidaët e PS-së në qarkun e Shkodrës.

Ai përsëriti se reforma në drejtësi u bë me vullnetin e PS-së ndërsa ironizoi kreun e opozitës Berisha “për luftën që ky i fundit po i bën SPAK-ut duke kërcënuar ta shkrijë”.

 “E rëndësishme është që të gjithë merren me ne, nuk lënë gjë pa thënë për ne. Kanë edhe paturpësi, që na tregojnë ne me gisht për punët që po bën drejtësia na tregojnë pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse e sollëm ne. Vizoni, kurajo, mbështetja jonë për institucionet e drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do kenë asgjë në dorë, SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapi ndonjë gjë, e shohin si aleat për të bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush shmanget nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. “, tha Rama.