“Miliarderët e majtë e Soros po nxisin dhunën ndaj Tesla-s”


Presidenti amerikan Trump tha në një intervistë se “miliarderët e së majtët” janë pjesërisht fajtorë për dhunën kundër makinave dhe objekteve Tesla në gjithë vendin në muajt e fundit”.

Presidenti tha të martën në Newsmax se i njëjti grup njerëzish misterioz ishte gjithashtu “me gjasë i përfshirë” në betejat e tij të ndryshme ligjore, shkruan Independent.

“Dhuna ndaj Tesla. A keni dëgjuar ndonjë gjë për miliarderët në të majtë, qoftë Soros apo dikush tjetër? A keni dëgjuar ndonjë gjë për planifikimin, bashkërendimin, financimin e këtyre sulmeve?” pyeti drejtuesi i Newsmax Greg Kelly.

Trump u përgjigj: “Unë besoj se ata janë pjesë e saj, po. Ka disa prej tyre që ishin të përfshirë në gjyqet e mia, mendoj, ndoshta janë të përfshirë edhe me këtë.”

Presidenti nuk dha hollësi mbi identitetet apo të dhëna të tjera të mëtejshme.

Komentet e Trump pasojnë një seri sulmesh kundër kompanisë së automjeteve elektrike, shef i së cilës është Elon Musk.

Sipas NBC News, të paktën 80 sulme janë raportuar kundër automjeteve Tesla që kur miliarderi i teknologjisë filloi të godiste USAID-in dhe organe të tjera qeveritare përmes Departamentit të tij të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) në janar.

Protestat që synojnë dyqanet e Tesla-s kanë shpërthyer gjithashtu në disa shtete në SHBA, pikat e karikimit janë djegur dhe automjetet janë vandalizuar.

Duke folur për Neësmax, Trump e mbrojti sërish Musk-un si “një patriot të mrekullueshëm” që nuk i kishte kërkuar kurrë një nder.

Javën e kaluar, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi u zotua se do  trajtonte ata që vandalizojnë Teslas si “terroristë vendas”, një emërtim i përdorur nga presidenti në fillim të këtij muaji. Të hënën, drejtori i FBI-së Kash Patel konfirmoi raportet se ishte krijuar një grup pune i dedikuar për hetimin e sulmeve.

Duke ndarë një shkrim nga një gazetar i Neë York Post në X, Patel shkroi: “FBI ka hetuar rritjen e veprimtarisë së dhunshme ndaj Teslas dhe gjatë ditëve të fundit, ne kemi ndërmarrë hapa shtesë për të goditur dhe bashkërenduar reagimin tonë”.