Pacientët me sëmundje të rënda në vështirësi për mjekim, gazetari Osman Stafa publikon mesazhet


Pacientët me sëmundje të rënda në Shqipëri vijojnë të përballen me mungesën e barnave të domosdoshme për trajtim, ndërsa institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë një zgjidhje konkrete.

Një qytetar, i cili po vuan nga kanceri, ka ndarë mesazhin e tij me gazetarin Osman Stafa, duke treguar se nuk ka mundësi të marrë mjekimin e nevojshëm pasi medikamenti Daratumumab mungon prej dy muajsh.

Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka, nuk po shkoj fare në spital, faleminderit,” thuhet në mesazhin e tij.

Një tjetër rast shqetësues është ai i zonjës Matjane Hajro nga Patosi, e cila vuan nga ciroza hepatike, prekje e pankreasit dhe diabeti, për të cilin përdor katër insulina.

Me një pension prej vetëm 97 mijë lekësh, ajo nuk mund të përballojë kostot e larta të barnave, ndërsa rimbursimi shtetëror nuk mbulon mjekimet e nevojshme për të.

“Shteti rimburson ilaçet që nuk bëjnë,” shkruan ajo, duke apeluar për ndihmë nga gazetarët dhe institucionet.

Në postimin e vet, gazetari Osman Stafa iu  bën apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke kërkuar zgjidhje për situatën alarmante të pacientëve në nevojë.

 “Ky pacient nuk kërkon pasaportën europiane, por kërkon kimioterapi. A është krim ky, z. Kryeministër?” shkruan gazetari Osmani.

May be an image of text that says '10:00 Mirmëngjes Osman Te morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka, nuk po shkoj fare në spital, faleminderit. 11:06 Cfare medikamenti ke nevoje ti, qe 4e nuk ka? Dhe sa kohe ke pa bere kimio? Afro 2 muaj Medikamenti? Daratumumab'

May be an image of text that says 'Fetane Hoxha Osman Tafa pershendetje!! Jam Matjane Hajro nga Patosi Gjedja ime shendetsore shume e renduar. Jsm me ceroz ne melci ka prekur pankreasin dhe me diabet diabet me 4 isulina. Kam nje pension 97 mij lek. Hilacet me kushtojne shume shteti rimburson hilacet qe nuk bejne te lutem ju si gazetsr na ndihmoni ta zgjidhim kete problem Jam nga Patosi- Fier dhe kam shkuar te fondi i rimbursimi ilaceve dhe nuk gjej zgjidhje ju kam shkrusr dhe me pare Te lutem mereni seriozisht se po vdes. Jam ne pritje. 58m Like Reply Hide'