Rama: Nesër prezantojmë programin “Shqipëria 2030”, kemi një mal me strategji


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Partia Socialiste do të prezantojë nesër programin “Shqipëria 2030”, i cili, sipas tij, përmban plane konkrete për secilën fushë dhe është një program qeverisës masiv.

Gjatë fjalës së tij në Shkodër, Rama kritikoi opozitën, duke thënë se programet e tyre janë premtime boshe, pasi ata nuk kanë asnjë mundësi për të ardhur në pushtet dhe për t’i realizuar.

“Nesër kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, bashkë me të gjithë grupin e deputetëve, për të dhënë një perspektivë. Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale në bëjmë një program ku për çdo fushë kemi një mal me strategji. Është program qeverisës masiv. Ne qeverisim nuk jemi hajd themi do i bëjmë pensionet 500 euro dhe naftën 5 cent sepse e dinë që nuk fitojnë”, tha ai.