Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se firmosja e saj favorizon individë të afërt me të ose me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Bardhi ka cituar një investigim mediatik, të cilin e cilëson si të mirëstrukturuar, duke pretenduar se ai ka zbuluar prova të forta që tregojnë sesi disa drejtorë të afërt me ministren licencohen për të përfituar miliona nga biznesi i prodhimit të energjisë.
“Kjo është një skemë që çoi në burg drejtorët 5D të Erion Veliajt, bashkë me vetë Veliajn. Pyetja për SPAK-un është: A do të trajtohet njësoj edhe Belinda Balluku me drejtorët e saj?”, shkruan Bardhi.