Kryeministri Rama tha se për shkak të gjendjes së re në të cilën ndodhet Evropa mundësia për hyrjen e Shqipërisë në BE është më pranë se kurrë.
Sipas kreut të qeverisë, Brukseli kërkon të mbyllë negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027, gjë që nuk ka bërë asnjëherë vaki më parë që ato të mbyllen me një kandidat brenda tre vitesh.
“Arsyet se pse e kam këtë besim, janë ato që mund të shohësh dhe ti. Është situatë e re për Europën, Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri më 2027 duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Negociatat për tre vjet nuk ka bërë vaki. Mali i Zi ka që më 2012 që ka hapur negociatat. Jemi krah për krah me Malin e Zi dhe do hyjmë në BE. Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi. Më 11 maj e vendosni këtë punë. Ne duhet të vrapojmë, nuk duhet të ndalemi në asnjë mënyrë. Je i majtë apo i djathtë, ec drejt, në mes e ke numri 5. Detyrimi ynë është që Shqipërisë dhe ty të të japim pasaportën e BE.” – tha Rama.