Kreu i PD, Sali Berisha, tha se ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Ai prezantoi nismën “Made in Albania”, duke e cilësuar prodhimin vendas si “krenari kombëtare” dhe theksoi nevojën për rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë.
Berisha kritikoi informalitetin e lartë në turizëm (80%) dhe tha se 430 milionë euro shkojnë për taksa të investitorëve strategjikë, ndërsa tregu shqiptar mbetet i deformuar. PD synon një ndryshim rrënjësor në ekonomi.
“Ekonomia jonë mbahet kryesisht nga ndërtimi. Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare.
Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të prodhojë sa më shumë, me sa më shumë cilësi dhe produkte sa më tepër konkurruese.
Largimi i të rinjve ka në themel vetëm ekonominë. Sot Shqipëria ka treg të deformuar. Larg së shfrytëzuari në shkallën e duhur është turizmi.
Në turizëm ka informalitet rreth 80 përqind dhe pasqyrohet tek qytetari i thjeshtë. 430 milionë euro merren taksa për investitorët strategjikë.
Ne e konsiderojmë ndërhyrjen urgjente në ekonomi, për të shënuar një kthesë rrënjësore.”