Drejtuesja e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Ilda Zhulali shkruan se BE-ja sot përcolli një mesazh të qartë duke thënë se mbështet europianizimin e Shqipërisë dhe jo “Ramëzimin” e saj.
Zhulali shkruan se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit të cilit BE-ja i ka bllokuar fondet e bujqësisë për shkak të korrupsionit, që ka dhënë dy paraljmërime për bllokimin e lëvizjes pa viza dhe që ka shtyrë negociatat për standardet e zgjedhjeve.
Zhulali përfundon se Shqipërisë i duhet reforma për europianizim dhe jo për Ramëzim.
“Sot, Bashkimi Europian na përcjell një mesazh të qartë: Mbështesim europianizimin e Shqipërisë dhe jo ‘Ramëzimin’ e saj!
Mos harroni se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit për të cilin BE:
Ka bllokuar fondet e bujqësisë për shkak të korrupsionit, dhe NUK do t’i zhbllokojë deri kur paratë të kthehen mbrapsht!
Ka dhënë 2 paralajmërime për bllokimin e lëvizjes pa viza, për shkak të shkeljeve të përsëritura!
Shtyu negociatat për arsye se standardi i procesit zgjedhor është një test vendimtar për ecurinë e tyre!
Shqipërisë i duhen reforma të njëmendta që e çojnë drejt europianizimit, JO drejt ‘Ramëzimit’!”-shkruan Zhulali.