Kryetari i Partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot mbështetjen e plotë për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit si një prioritet kryesor për Shqipërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në një deklaratë të fortë, Basha theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe janë të vendosura në mbështetje të drejtësisë dhe reformave kundër korrupsionit. Ai kujtoi një moment të kaluar politik, duke përmendur me ironi ata që menduan se mbështetja ndërkombëtare për reformën në drejtësi mund të zbehej.
“Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit, mesazhi i drejtuesve më të lartë të administratës së presidentit Trump ishte i qartë: lufta kundër korrupsionit është kryeprioritet. Gabohen ata që e marrin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje,” u shpreh Basha.
Ai nënvizoi se mbështetja për SPAK dhe përpjekjet për pastrimin e politikës dhe administratës nga korrupsioni janë të palëkundura, duke theksuar se shqiptarët me orientim euroatlantik përbëjnë shumicën absolute dhe mbështesin fuqishëm drejtësinë.
Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ndërsa SPAK vijon hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe figurave të njohura të politikës dhe biznesit.
“Me mbështetje të palëkundur për luftën kundër korrupsionit, SPAK. “I tërhoqi ushtarët Amerika” – tha, e mbani mend apo jo? E tha me një gëzim të madh, “i tërhoqi ushtarët Amerika”. Sot të dy protagonistët, se i treti është tek vendi te 313 është, kanë marrë lajme nga Amerika. Kanë marrë habere. Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marrin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje. E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë” – u shpreh Basha.