Në kuadër të takimeve në Kongresin Amerikan, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u takua me kryetarin e Komitetit për Mbikëqyrjen e Qeverisë Amerikane, kongresmenin James Comer.
Ky komitet është organi kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga më të fuqishmit në Kongres për shkak të juridiksionit të gjerë dhe autoritetit legjislativ që gëzon.
Gjatë vizitës në Washington, Mediu zhvilloi një takim edhe me kongresmenin Pete Sessions, të cilin e cilësoi si një mik të veçantë dhe mbështetës të Shqipërisë prej vitesh.
Diskutimet u fokusuan tek zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe problematikat që i shoqërojnë, përfshirë ndikimin e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga mazhoranca.
Kongresmeni Sessions garantoi se, së bashku me kolegë të tjerë në Kongres, do të ndjekin nga afër zhvillimet e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ai theksoi se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka detyrimin të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një demokraci funksionale të bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu, Mediu theksoi bashkëpunimin e tij me kongresmenët Pete Sessions, Robert Aderholt dhe Keith Self në organizimin e konferencës vjetore për sigurinë në Kongres, ku marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë nga mbi 25 vende të Europës.
Postimi:
Në vazhdim të takimeve në Kongres u takova me Kryetarin e Komitetit për mbikqyrjen e Qeverisë Amerikane Kongresmenin James Comer.
Komiteti për Mbikëqyrje dhe Reformë Qeveritare është komiteti kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Juridiksioni i tij i gjerë dhe autoriteti legjislativ e bëjnë atë një nga komitetet më me ndikim dhe më të fuqishme në Kongres.
Washington DC USA.
Kongresmeni Pete Sessions është një mik personal i vecantë prej vitesh mbështetës i Shqipërisë. Me të biseduam rreth situatës në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit, problemet e mëdha me ndikimin dhe përdorimin e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve, përcaktimin e kanditatëve për deputet të mazhorancës.
Kongresmeni Sessions premtoj se bashkë me kolegë të tjerë të Kongresit do ndiqte me vëmendje këto zgjedhje dhe i bënte thirrje qeverisë shqiptare se si vend i NATOs kishte detyrimin të garantonte Liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe një demoktaci funksionale që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Bashkë me Kongresmenët Pete Sessions, Robert Aderholt dhe Keith Self organizojmë cdo vit konferencën për sigurinë në Kongres ku marin pjesë përfaqësues të lartë poltik nga më shumë se 25 vende të Europës.