Në makinë me armë, 2 të arrestuar në Shkodër


Policia e Shkodrës ka arrestuar David Simoni dhe Mikelian Toma pasi nuk iu binden urdhrit për të ndaluar motomjetin me targa të vjedhura në Tiranë.

Gjatë ndjekjes, janë sekuestruar 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator, dhe një sasi kokainë.

Të dy janë arrestuar për vjedhje, prodhim dhe shitje narkotikësh, dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. 

Njoftim:

Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.

 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.