“Nesër do të jetë vonë”, Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “Match-Maker Albania 2025”, ku u takuan mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, duke përfshirë investitorë dhe agjenci zhvillimi. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi mundësitë për investime në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, duke nxitur investitorët të veprojnë tani.

Ai paralajmëroi se çmimet do të rriten dhe se është momenti i duhur për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në male, ku mundësitë janë ende të paprekura. Rama shtoi se Shqipëria ka potencial të madh, dhe investimet tani do të shpërblehen në të ardhmen.

“Koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, të gjithë do të duan të vijnë e të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush.

Çfarëdo doni të blini e bëni bëjeni tani. Kjo sepse është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur për potencialin që ka.

Kur të gjithë ta marrin vesh do të jetë më e vështirë.

Jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka e për të bërë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit.

E fundit por jo nga rëndesa, është diçka që është shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që mund të kërkojë dikush në male.

Kushdo e njeh Shqipërisë përmes deteve e qyteteve po ku them se më e mira është në male.

Çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë në një të ardhme shumë të afërt”, tha ai.