Më 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë, duke revokuar të drejtën e pronësisë së Bashkisë së Tiranës.
Këto objekte ishin planifikuar për ndërtimin e banesave sociale, por tani do të përdoren për ndërtimin e një fabrike armësh dhe municionesh nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Keshillit të Ministrave, datë 12 Mars 2025:
VENDIM
PER
REVOKIMIN E SE DREJTËS SẼ PRONËSISẼ BASHKISË TIRANÉ DHE TRANSFERIMIN E PRONËSISE TE SHOQËRIA SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., TË PASURIVE, PJESË TË PRONÉS NR.16, ME EMËRTIMIN “ISH-UZINA E PJESÊVE TÊ NDËRRIMIT TË AUTOMJETEVE”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8170, TIRANÊ
Në mbështetje te nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, te nenit 8/a, të ligjit nr.8744, date 22.2.2001, “Për transferimin e pronave te paluajtshme te shtetit ne njësite e qeverisjes vendore”, te pikes 1, të nenit 9, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shteterore per prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme te shtetit”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, të ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Keshilli i Ministrave
VENDOSI:
1.Revokimin e së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë dhe transferimin e pronësise te shoqeria shtetërore “KAYO”, sh.a., te pasurive, pjesë të pronës nr.16, me emërtimin
“Ish-Uzina e Pjesëve të Ndërrimit te Automjeteve”, me vendndodhje në zonën kadastrale 8170, Tiranë, sipas lidhjes nr.1, kartelave te pasurive dhe planit te rilevimit, që i bashkëlidhen ketij vendimi dhe janë pjesë perberëse te tij, me qillim perdorimin sipas objektit te veprimtarisë së shoqërisë shteterore “KAYO”, sh.a.
2.Në listën e inventarit te pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës perfundimtare te pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) te pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në perdorim te njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar, hiqen pasurite, pjesë të pronës nr.16, të percaktuara në pikën 1, te këtij vendimi.
3.Shoqerisë shtetërore “KAYO”, sh.a., i ndalohet te ndryshoje destinacionin e përdorimit përtej objektit te veprimtarisë ose ti tjetersoje pronat e percaktuara në pikën 1, të kétij vendimi.
4.Ngarkohen Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastres dhe shoqeria shteterore “KAYO”, sh.a., per zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fugi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Vendimi është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke shkelur ligjin për pasuritë shtetërore. Ndërtimi i një fabrike municionesh në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e qytetarëve, me paralajmërime për një rrezik të mundshëm si ai i tragjedisë së Gerdecit.
Projekti ka një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh dhe lejon bashkëpunim me sektorin privat, duke shtuar dyshime mbi transparencën dhe qëllimin e tij.