Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK kundër ndërtimit të resortit turistik


Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zonën e tyre.

“Po na grabisin pronat!”, shprehen ata, duke theksuar se i kanë të trashëguara brez pas brezi. Sipas tyre, toka prej 95 mijë metra katrorë buzë detit është pronë e përbashkët që nga viti 1936.

Protestuesit deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që ngrihen kundër këtij projekti, ndërsa insistojnë se prona, e cila shtrihet për 4 kilometra përgjatë bregut, duhet të mbetet në duart e komunitetit.