Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar një skandal të ri në Bashkinë e Roskovecit, ku, sipas tij, grantet për bujqësinë janë përdorur për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për këtë bashki, Vjollca Caushi.

Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet si Zegjine Caushi, një zyrtare e lartë në Bashkinë Roskovec, përfiton përmes familjes së saj.

Ai e akuzon këtë të fundit për abuzime me pushtetin dhe korrupsion, duke thënë se fondet e Bashkisë Roskovec janë ndarë për interesat familjare të kandidatëve të PS dhe jo për njerëzit e zakonshëm.

“Refuzojini me votë kopjet e këqija të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!

Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes së parave, përfitimit personal dhe abuzimit me pushtetin. Përshembull, më e reja e listës së PS në Fier, Zegjine Caushi, ka çdo ves të pushtetit të kalbur nga abuzimet dhe korrupsioni të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ato pak fonde të Bashkisë Roskovec, ku prej kohësh ajo punon si zyrtare e lartë, rezulton se i ka marrë familja e kandidates për deputete. Nuk ka grante për njerëzit e zakonshëm dhe punëtor të Roskovecit, por vetëm për familjarët e tyre. Ky është modeli i pushtetit që kanë ndërtuar në këto 12 vjet. Gjithçka për vete, asgjë për njerëzit e zakonshëm!

Në 11 Maj, është radha edhe e socialistëve të ndershëm që të ndëshkojnë me votë ata që i braktisën, i zhgënjyen dhe i përdorën për pasurimin e vetes dhe të familjeve të tyre”, shkruan Bardhi.