Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, vendosi në tavolinë një buf, duke iu referuar epitetit “buf kenete” që kryeministri Edi Rama i kishte vënë atij.
Berisha e cilësoi bufin si “simbol të mençurisë dhe diturisë “, duke shtuar se “injoranca nuk është argument”.
“Simbol i mençurisë i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Injoranca nuk është argument”, tha ai.