Për herë të parë, diaspora shqiptare do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Gazetarja Anduena Llabani kujtoi periudhën kur emigrantët shqiptarë që jetonin në Greqi, në zgjedhjet lokale të shkuara erdhën për të votuar në Shqipëri kundrejtë pagesës që varionte nga 100 deri në 200 euro.
Anduena Llabani: Ardhja me autobuz dhe me taxi, pagesat që bëheshin nga deputetët kandidatë për zgjedhje dhe ardhja e tyre në kufi përkundrejt pagesave që varionin nga 100-200 euro për person.
Vinin nga Greqia dhe jepnin votën në pjesën e jugut të Shqipërisë, kjo ka qenë në zgjedhjet lokale.
Numri i personave që kanë ardhur për zgjedhjet lokale shkonte deri në 5000-6000 persona.