Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për A2 CNN komentoi krijimin e partive të reja nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj pas ndarjes që erdhi si pasojë e përplasjes disa vjeçare brenda grupimeve në Partinë Demokratike.
Tabaku e cilësoi me keqardhje krijimin e dy partive të reja nga dy kolegët e saj. Sipas saj kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben qeverisë.
Duket se Tabaku ka shigjetuar edhe Bashën me shkëmbimin e batutave nëpërmjet videove me Ramën duke e quajtur tallava që tërheq vëmendjen nga korrupsioni.
“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku