“Kush voton PD është 1-sh”- Berisha zbulon banerin e PD për zgjedhjet


Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar në një konferencë për shtyp banerin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, për 11 majin.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo.

Në të gjitha librat përshkruhet si më i miri, si i pari dhe kur fati hyjnor e tokësor i ra PD të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe shqiptarëve ishte dhe është i madh.

Ata që votjnë për PD, de facto janë njisha! Të jesh 1-sh është nder e privilegj.”