Mishi i pulës me salmonelë, Këlliçi thirrje ministres Denaj: Jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë


Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, ka reaguar në facebook mbi një lajm të përcjellë nga media se në tregun shqiptar gjendet mish pule me salmonelë.

Këlliçi i ka kërkuar ministres së Bujqësisë Anila Denaj, që të mbajë përgjegjësi dhe të sqarojë opinionin publik, nëse ekzistojnë produkte pa kryer analizat e sigurisë ushqimore nga ISUV.

Sipas tij,  kjo është një çështje urgjente.

“Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit”, thotë Këlliçi.

 

Postimi në Facebook:

Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV

Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.

Kjo është një çështje urgjente!!!

Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!