“Në Shqipëri u bë eksperiment unik në botë me drejtësinë, ka 150 mijë dosje stok” – Berisha


Kreu i PD-së tha mbrëmjen e sotme se reforma në drjejtësi ka çuar sistemin në kolaps teksa pohoi se deri tani janë 150 mijë dosje stok.

Në tryezën e organizuar nga  Albanian Policy Center dhe Fondacioni “KONRAD ADENAUER” mbi reform në drejtësi, kryedemokrati tha se kjo gjë po i kushton vendit miliarda euro ndërsa ka zhdukur ofrimin e drejtësisë për qytetarët.

“Ajo që ndodhi nga një procedurë e papërdorur kurrë më parë në ndonjë vend, në një eksperiment unik në botë që u bë në Shqipëri është krijuar një stok dosjesh që rritet nga viti në viti. Sot janë 150 mië dosje stok. Ata që flenë mbi dosje, mbi të drejtën e shqiptarëve për të patur një proces ligjor të ndershëm, ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të këtij dështimi madhor me pasoja katastrofale për vendin. Bllokimi i çështjeve civile de facto i kushton vendit miliarda euro humbje.  Ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në vend. Nuk ka të huaj që vjen të investojë këtu, kur për një çështje civile duhet të presë 10-15 vite.” – tha Berisha.