Putin i frikësohet një sulmi të mundshëm, video tregon se si kontrollohet garda ceremoniale


Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si “gardës ceremoniale” i ushtrohet kontroll në Rusi përpara mbërritjes së Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Kontrolli ushtrohet nga rojet personale të Putinit për çdo ushtar të cilët shihen të paarmatosur.

Duket se Putin i frikësohet një sulmi ndaj tij edhe brenda territorit rus dhe nga vetë institucionet e sigurisë.

Nga kjo video duket se siguria ndaj tij është forcuar së tepërmi duke treguar një rritje edhe të frikës për një sulm të mundshëm ndaj tij.

Putin zhvilloi një vizitë pune në Murmansk ku u ndal në Memorialin e Mbrojtësve të Arktikut.

Memoriali ndodhet në kodrën Zeleny Mys, një bastion i trupave sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike, ku ata zmbrapsnin sulmet nazistëve.

Memoriali u zbulua në Murmansk në vitin 1974 për të shënuar 30 vjetorin e humbjes së trupave naziste në Arktik.

Vizita e Putinit në zonën e Arktikut vjen kur kjo zonë gjeopolitike është kthyer në vëmendje, në një moment kur edhe Presidenti i SHBA-ve ka shprehur interesin për të marrë kontrollin e Groelandës e cila kontrollon një territor të gjerë në Arktik.