Kryeministri Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Gjatë fjalës së tij në çelje të iftarit, kreu i qeverisë falënderoi besimtarët ndërsa shtoi se myslimanët e Shqipërisë janë vlerë e shtuar dhe asnjë problem për BE-në.
Ai theksoi se BE-ja ka nevojë për Turqinë dhe vendet e Lindjes së Mesme po aq sa edhe Shqipëria ka nevojë për BE-në.
“Motra dhe vëllezër të besimit islam në mënyrë të posaçme dhe të gjithë ju së bashku që dashamirësisht e pranuat ftesën time dhe të Lindës për të qenë dëshmitarë të frymës së vëllazërimit të sofrës së iftarit! Mirëse keni ardhur. Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë. Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra, e diplomuara në Itali. Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE. Për tu mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike si dhe profilin e saj të zbehur strategjik, Evropa ka nevojë sot më shumë për Turqinë e aleatët e Lindjes së Mesme, më shumë se këta të fundit kanë nevojë për Evropën. Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, për ne bashkimi me Europën është vëllazërim dhe lidhje në një shtëpi të përbashkët.” – tha Rama.