Të shtëna më armë në Kamëz pas një konflikti çasti, një i plagosur


Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë personin tjetër.

Nuk dihen ende detaje mbi gjendjen e të plagosurit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, njofton policia.