Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi ironizoi kryeministrin Rama i cili sot prezantoi programin qeverisës të PS-së. Bardhi shkruan se kreu i qeverisë ka marrë programin e PD-së dhe po e prezanton si të tijin.
Ai shkruan se Rama jo vetëm që ka marrë programin e PD-së po duke e prezantuar ka pranuar se ai është i realizueshëm.
“Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme! Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.” – shkruan Bardhi.
Demokrati shton më tej se që programi të realizohet duhet që më 11 maj të largohet qeveria e korruptuar e Edi Ramës qëka asur që vjet kohë për të realizuar premtimet e bëra.
“Por për t’u realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë. Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.
Me PD pas 11 Majit:
Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
Do të dyfishojmë pensionet.
Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.” – shkruan Bardhi.