Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani, ku ka mbetur u plagosur shtetasi me iniciale M.T 36 vjeç.
Konflikti raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.
“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.