Edvin Prifti: CV e drejtorit të dorëhequr të vaksinave në SHBA vë në dyshim rolin që kishte si testues i efikasitetit


Mjeku Edvin Prifti ka komentuar dorëheqjen e Peter Marks i cili njihet si zyrtari më i lartë i vaksinave në SHBA.

Prifti thotë se Marks ka fajësuar për dorëheqjen e tij trysninë e ushtruar nga Rober Kennedy Jr, aktualisht Sekretar i Shtetit për Shëndetësinë.

Sot krye shkencëtari dhe njëkohësisht edhe kryeburokrati i aprovimit te vaksinave anti Covid19 ne ShBA, drejtori i qendrës kërkimore të Federal Drug Administration, z. Peter Marks jep dorëheqjen nga posti i tij duke fajësuar trysninë e ushtruar ndaj tij nga Robert Kennedy Jr aktualisht sekretari i shtetit për shëndetësinë. Lajmi në linkun përkatës”-shkruan Prifti.

Prifti ka kapur një detaj në CV e botuar në Wikipedia nga Marks që sipas tij vë në diskutim rolin e tij që ka patur në Shtëpinë e Bardhë për të provuar efikasitetin e vaksinave Covid19 dhe tregtimin e tyre.

Mjeku ka vënë re se në dy raste të publikuara në CV Marks ka marrë pjesë në borde të caktuara të Task Forcës ndaj Covid 19 dhe Operator Warp speed për bashkëpuimin mes qeverisë dhe kompanive që prodhonin këto vaksina.

Çuditërisht z. Marks në CV e tij të botuar në Wikipedia në të paktën dy raste gjatë vitit 2020 ka marrë pjesë në borde të caktuara sikurse Task Forca e Shtëpisë se Bardhe ndaj Covid19 si dhe Operation Warp speed i cili kishte të bënte me bashkëpunimin midis qeverise dhe kompanive që do prodhonin këto vaksina dhe në të dyja herët është tërhequr i udhëzuar nga të tjerë që ishte në konflikt interesi pasi roli i tij ishte të provonte efikasitetin e vaksinave anti Covid19 dhe jo tregtimin e tyre! Me gjithë respektin e tij si shkencëtar këto dy momemente tregojnë shumë. Në foto keni pikërisht çfarë shkruan Wikipedia për të”, shkruan Prifti.