I vuri tritolin lokalit në Tiranë, shpallet në kërkim 47-vjeçari


Një 47-vjeçar i akuzuar për vendosjen e një sasie tritoli në mjediset e jashtme të një lokali në pronësi të Sotir Halilajt, është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi më 25 mars të këtij viti në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë ndërsa në kërkim është shpallur Renato Mneri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H,  në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.” – thuhet në njoftimin e policisë.