Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, sot do të zhvillohet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo është hera e parë që një shqiptar do të ulet në fronin më të lartë kishtar të vendit.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë qindra besimtarë, përfaqësues të shtetit dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Të pranishëm do të jenë Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Greqia do të marrë pjesë ministrja e Edukimit dhe Fesë.
Pas fronëzimit, Kryepeshkopi Joan do të mbajë fjalimin e tij të parë dhe nesër do të drejtojë meshën e parë në këtë detyrë.