Plagosi të riun me armë për parkim në Tiranë, në kërkim 23-vjeçari


Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 23-vjeçarin Emanuel Buci, si autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit M. Xh., ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy personave dyshohet të ketë nisur për një vend parkimi, duke përshkallëzuar në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, ndërsa i plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit Emanuel Buci, 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranpoliciaës, për veprime të mëtejshme.