Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një mandat të fuqishëm më 11 maj, duke theksuar se vetëm Partia Socialiste mund të sigurojë pasaportën europiane për shqiptarët.
Gjatë një takimi elektoral, Rama u shpreh se negociatat për anëtarësimin në BE po ecin me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe se Shqipëria ka mundësinë historike t’i përmbyllë ato brenda tre viteve.
Ai e krahasoi ecurinë e vendit me atë të fqinjëve, duke kujtuar se Mali i Zi i nisi negociatat në vitin 2012, Serbia në 2014, ndërsa Maqedonia e Veriut e mori statusin e kandidatit që në 2005, por ende nuk ka hapur negociatat.
Ai theksoi se, ndonëse shqiptarët mund të lëvizin pa viza, ata nuk kanë të drejtën për të qëndruar lirisht në vendet e BE-së dhe shpesh përballen me kontrolle të rrepta në kufij.
Për këtë arsye, Rama kërkoi mbështetje të fortë në zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se çdo votë për PS-në është një hap drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Kush e do pasaportën e BE, duhet të kontribuojë duke votuar për Partinë Socialiste. Askush tjetër nuk mund ta sigurojë këtë brenda kësaj dekade,” theksoi ai, duke shtuar se çdo pasiguri apo lëkundje në votë mund ta shtyjë këtë proces përtej vitit 2027.
“Po negociojmë me një vrrull të jashtëzakonshëm për të mbyllyr në një har kohe rekord absolut, duhe tia tregojmë njerëzve tua vëmë realitetin para syve.
Mali I Zi I ka nisur ne 2012 kur ne nuk ishim akoma kandidat, Serbia në 2014, Ndërsa Maqedonia e ka marrë statusin ne 2005 dhe ende nuk ka nisur negociatat.
Kemi shansin historik t’i mbyllim për 3 vjet, po nuk duhet të humbasim asnjë minut.
T’i cojmë një mesazh BE duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një ambicie që deri pak vite më parë do dukej cmenduri.
Ne vërtetë nuk kemi viza për të lëvizur në Europë, por nuk kemi as të drejtë për të ndaluar në një vend të BE, ndaj na marrin në pyetje kur arrijmë në kufijtë e BE, që kthen pasaportën parë e mbrapsht dhe nisin pyetjet ku po shkon, sa do rrish sa para ke me vete, dhe kur do ikësh.
Është një histori që mund të vazhdojë gjatë nëse ne bashkë nuk e mbyllim sëbashku duke i vënë kapak.
Për t’iu dhënë pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë.
Kush e do pasaportën e be duhet të japë kontribut që Shqipëria të futet në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës aty në qendër të fletës së votimit ku është numri 5 dhe ku shkruan PS dhe Edi Rama.
Askush tjetër, këtë duhet ta bëjmë të qartë, nuk i pajis dot shqiptarët me pasaportën e BE brenda kësaj dekade.
Çdo luhatje, çdo konfuzin e bën afatin e 2027 të digjet. Janë edhe reformat për tu thelluar dhe s’mund t’i thellojë dot askush tjetër veç nesh.”