Utah u bë shteti i parë në SHBA që ndaloi valëvitjen e flamurit LGBTQ në shkolla dhe në të gjitha ndërtesat qeveritare, pas një vendimi nga guvernatori i vendit, shkruan CBS.
Sipas ndalimit të ri, ndërtesat shtetërore dhe të qeverisjes vendore do gjobiten me 500 dollarë në ditë për valëvitjen e çdo flamuri përveç flamurit të Shteteve të Bashkuara, flamurit të shtetit të Utah, flamujve ushtarakë ose një liste të shkurtër të flamujve të tjerë të miratuar nga ligjvënësit. Gjithashtu nuk lejohen flamujt politikë që mbështesin një kandidat apo parti të caktuar. Projektligji hyn në fuqi më 7 maj.
Ligji i flamurit në Utah shkon më tej se ai i nënshkruar javën e kaluar në Idaho që vlen vetëm për shkollat. Por republikanët e Idahos po çojnë përpara gjithashtu një projektligj të veçantë për të ndaluar ndërtesat qeveritare të shfaqin disa flamuj.
Ligjvënësit e Florida kanë ecur gjithashtu përpara me një propozim për të ndaluar flamujt LGBTQ dhe flamuj të tjerë që përfaqësojnë pikëpamjet politike në shkolla dhe ndërtesa publike, pasi masa të ngjashme dështuan në dy seancat e fundit legjislative.