Dyshohet se plagosi me thikë, një 36-vjeçar në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 38-vjeçarit mbrëmjen e djeshme (29 mars) në Pogradec.

Pas disa orësh në arrati policia ka vënë në pranga shtetasin L.O 54-vjeç. Gjithashtu procedoi në gjendje të një 38- vjeçar, që ndihmoi autorin për tu larguar nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës dhe automjetin e përdorur për t’u larguar nga ngjarja.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale,bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O.

Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O. 38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.