Policia në Tiranë ka zhvilluar një operacion për goditjen e veprimtarisë së armëmbajtjes pa leje.
Në prangat e policisë u arrestua L.T 18-vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasin G.C 26-vjeç.
Nga kontrolli në një biznes, bar u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 4 armë të ftohta si dhe prova të tjera materiale.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.