Fatmir Mediu, njeriu kyç i opozitës për lidhjet në SHBA ka njoftuar se ekipi i të kontraktuarit për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit nga java e ardhshme do jetë në Shqipëri.
Mediu ka zbuluar se ka qenë në drekë pune me Chris LaCivita duke njoftuar prezencën e ekipit të strategut të fushatës së Trumpit për të qenë në krah të opozitës shqiptare.
“Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”-shkruan Mediu.