7 makina aksidentohen zinxhir në aksin Fier-Vlorë, tre të plagosur


Reshjet e shiut ditën e sotme dhe pakujdesia e drejtuesve janë bërë shkak për aksident të shumëfishtë në autostradën Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.

Në aksidentin e rëndë janë përfshirë 7 makina që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së automjeteve zinxhir janë plagosur tre persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 Ndërkohë, në këtë aks është krijuar trafik, ndërsa policia rrugore po udhëzon drejtuesit e automjeteve për normalizimin.