Arrestohen të besuarit e Netanyahut, prokuroria do marrrë në pyetje kryeministrin izraelit


Prokurori i Përgjithshëm Baharav-Miara miratoi marrjen në pyetje të kryeministrit Netanyahu në një hetim që çoi në arrestimin e këshilltarit të tij për media, Jonathan Urich dhe ish-zëdhënësit Eli Feldstein, nën dyshimin për ryshfet dhe kontakt me një agjent të huaj ndërkohë që policia ka kërkuar zgjatjen e masës së paraburgimit.

Policia e Izraelit njoftoi të hënën arrestimin e dy të dyshuarve në hetimin “Qatargate”: Jonathan Urich, një këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Eli Feldstein, një ish-zëdhënës në zyrën e Netanyahut, shkruan Ynet.

Dy personat dyshohen për përfshirje me një agjent të huaj, ryshfet, shkelje të besimit dhe kundërvajtje tatimore.

Autoritetet e zbatimit të ligjit treguan se disa nga akuzat janë përforcuar kohët e fundit, duke thënë se hetuesit kanë vërtetuar disa dyshime kundër Urich dhe Feldstein.